Pas përjashtimit të Jozit nga “Big Brother VIP Albania”, situata u përshkallëzua kur një debat i nxehtë shpërtheu mes tij, Gjestit dhe G Bani.
Gjatë këtij debati, G Bani iu drejtua Gjestit fjalët shumë të ashpra: “Ku ke qenë në luftën e Kosovës? Çka ke dhënë për Kosovën në ’99-tën, budallë?”.
Gjesti, nga ana tjetër, u përpoq të shpjegonte se ai është lindur në vitin 2000, dhe si i tillë nuk ka mundur të marrë pjesë në Luftën e Kosovës, që u zhvillua mes 1997 dhe 1999.