Ku u zhduk i mbijetuari i 8-të? Ja si vdiqën 44 viktimat e aksidentit

Prokuroria e Bullgarisë doli në një konferencë për shtyp, ku dha të dhëna zyrtare për aksidentin tragjik në një autobus të Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria bëri të ditur se janë 44 viktima nga aksidenti tragjik dhe jo 45 nga sa ishte deklaruar më herët.

Prokuroria tha se zjarri nisi në anën e djathtë të makinës, ndërsa pasagjerët tentuan të hapin dritaret.

Autopsia vazhdon, por të dhënat paraprake tregojnë se të gjithë viktima vdiqën për shkak të mbytjes nga zjarri, jo nga përplasja.

ADN-ja pritet të saktësojë identitetin e viktimave.

Ndërkohë ka rënë poshtë versioni i një akti terrorist apo spekulimet se në mjet po kontrabandohej karburant apo mjete të rrezikshme piroteknike.

Ajo që mbetet e mistershme është se pse janë vetëm 7 të mbijetuar dhe jo 8, aq sa duhet të ishin sipas prokurorisë.

Një variant është se një prej të mbijetuarve është zhdukur.

Ekziston mundësia që të ketë pasur edhe një shkëmbim kur autobusët kanë ndaluar për pushim, por një prej atyre të mbijetuarve që ka thyer xhamin e pasmë, tha se ishin 8 vetë që dolën të gjallë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme