Kujdes! Kartat e kreditit janë lehtësisht të hakueshme online

Është e frikshme të mësoni se sa e thjeshtë është për hakerat të vjedhin të dhënat e kartave të kreditit dhe debitit shkruan Universiteti i Newcastle në një hulumtim. Mashtruesit arrijnë të gjejnë datat e skadencës dhe kodet e sigurisë së kartave duke bërë tentative të shumta në faqe të ndryshme raportoi ekipi i hulumtuesve. Pikërisht kjo metodë është përdorur për të hakuar bankën Tesco javët e fundit, – raporton PC word Albania. I menjëhershëm ishte reagimi i Visa që tha se hulumtuesit nuk kanë patur parasysh sistemin e sigurisë si “Verified by Visa”. Mohamed Ali, një student i këtij Universiteti tha se sistemi aktual i blerjeve online e ka të pamundur të verifikojë vendosjen gabimisht të kredencialeve të kartave në uebfaqe të ndryshme. Dhe si rezultat hakerat mund të provojnë pafundësisht ku çdo uebsajt të jep mundësinë e të provuarit të paktën 10 deri në 20 herë. Gjithashtu uebfaqe të ndryshme kërkojnë informacione të ndryshme të kartës me qëllim verifikimin e saj. Kështu hakerat mjafton të bëjnë lidhjen mes informacioneve për të mësuar detajet. Provat e pafundme e kombinuar me variacionet e informacioneve e bëjnë shumë të lehtë për hakerat të gjenerojnë detajet e kartave. Ekipi tha se sistemi i sigurisë së MasterCard raportoi aktivitete të dyshimta pas 10 provash. Ndërsa Visa thotë se hulumtimi nuk merr parasysh nivelet e tjera të sigurisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme