Ky është celulari më i mirë i vitit 2016

Viti 2016 ishte një tjetër vit fenomenal për celularët e mençur, me iPhone 7 të Apple, Galaxy S7 të Samsung, OnePlus 3T, Google Pixel, dhe më shumë.

Express ka mbledhur celularët më të mirë të këtij viti, bazuar në vlerësimet e bëra nga ekspertët e teknologjisë.

Për çmim, OnePlus 3T është më i miri

OnePlus 3T kushton 470 euro me 64GB – dhe është padyshim një pajisje mahnitëse.

Për fansat e Android – Google Pixel, Google Pixel XL

Google Pixel është celulari i parë i dizajnuar dhe prodhuar nga Google.

Më i miri për foto – Apple iPhone 7 Plus

 

Apple iPhone 7 Plus ka një ekran 5.5 inç – dhe kamerën më të mirë në botë që kompania ka prodhuar ndonjëherë. Mbrapa celularit nuk ndodhet vetëm një kamerë, por dy kamera me 12MP, shkruan Gazeta Express.

Celulari më i mirë i vitit 2016 – Samsung Galaxy S7 Edge

 

Me Galaxy S7 Edge, Samsung ka adresuar sistematikisht çdo kritikë që e kishte marrë për S6 Edge. Celulari ka një ekran 5.5 inç HD të lakuar në skaje. Ai është edhe i qëndrueshëm ndaj ujit dhe është celulari më tërheqës që kompania ka prodhuar ndonjëherë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme