Kujt duhet t’i reagohet, Shkëlzen Gashit apo Baton Haxhiut?

Xhevdet Mazrekaj

Pse duhet protestuar kundër Shkëlzen Gashit, i cili ka folur për dyshimet që dihen botërisht?

Si të kryqëzohet Shkëlzen Gashi, kur Gjykata Speciale ishte e vetmja shpresë për zbardhjen e vrasjeve të mbi 200 zyrtarëve të LDK-së, njerëzve më të afërt të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.

Është fakt, ekzistenca e një raporti ndërkombëtar i cili flet për krimet e dyshuara individuale të kryera nga individ dhe është fakt se nga ky raport u krijua Gjykata Speciale.

Pra, të njëjtit njerëz që sot linçojnë me fushatë të egër Shkëlzen Gashin, e kanë dhënë votën pro krijimit të Gjykatës Speciale.

Kjo i bie që mbi 12 mijë shqiptarë të masakruar, mbi 20 mijë gra shqiptare të dhunuara, 1.5 milionë të deportuar, t’i falen Serbisë, mbase me kusht që ajo të tërheqë akuzat për disa politikanë tanë.

Kujt duhet t’i reagohet, Shkëlzen Gashit apo Baton Haxhiut?

Ne duhet të protestojmë kundër gjykatave tona, të cilat nuk arritën që asnjë kriminel shqiptar ta sillnin para drejtësisë.

Nuk do të kishim Gjykatë Speciale, nëse do të dënohej dikush prej gjykatave vendore në Kosovë.

Kësisoj, skena jonë politike nuk do të përbëhej nga kriminelë të mbështjellë me petkun e politikanit, apo milionerë të dalë nga krimi.

E mediet që janë produkt i kuzhinave të SHIK-ut, hedhin shigjeta në drejtim të Shkëlzen Gashit, vetëm pse ishte pjesë e qeverisë Kurti.

E bëjnë këtë, për ta pasur më të lehtë të arrijnë deri te e keqja për vendin.

Tentim i pastër për ta mbuluar uzurpimin që po duan t’ia bëjnë pushtetit dhe shkeljen që po duan t’ia bëjnë vullnetit të qytetarëve!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme