Kujt i shet më së shumti armë Amerika (Foto)

Tregu i shitblerjes së armëve është në pikën më të lartë që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, gjithnjë sipas Institutit Ndërkombëtar për Hulumtime të Paqes në Stockholm.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen si ‘lojtari’ kryesor në këtë biznes, pasi kontrollon 33 përqind të tregtisë botërore të armëve, sidomos në shitjen e armëve të vogla, aeroplanëve luftarakë dhe tankeve.

Brenda periudhës prej vitit 2011 deri më 2015, SHBA’të kanë eksportuar 33 përqind të armëve të botës, të ndjekur nga Rusia në vendin e dytë dhe Kina e Franca në pozitat tre, respektivisht katër.

Brenda periudhës 5 vjeçare (2011-201), SHBA’ja i ka shitur më së shumti armë Arabisë Saudite. Nga marrëveshjet me këtë shtet, Amerika mori 6.5 miliardë dollarë, kurse te Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerika dërgoi armë në vlerë 5 miliardë dollarë.

160524104218-arms-sales-by-country-gfx-exlarge-169

Shteti i tretë në listën e blerësve më të mëdhenj të armëve nga Amerika është Australia me 3.8 miliardë dollarë, kurse e katërta është Koreja Jugore me 3.6 miliardë dollarë. Turqia bleu armë te SHBA’ja me 3.3 miliardë dollarë, kurse edhe Iraku hyn në këtë listë me 3 miliardë dollarë, bashkë me Tajvanin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme