Kumanovarët sfidojnë Zaevin: Nëse je për koncept qytetar, dil me kandidat shqiptar në Kumanovë

Shqiptarët e Kumanovës kërkojnë nga LSDM-ja që t’ua kthejë borxhin. Tre herë e votuam LSDM-në, për të fituar kandidati i saj kundër kandiatit të VMRO-DPMNE-së, thonë shumë shqiptarë të Kumanovës, prandaj tani është koha që LSDM të na e kthejë borxhin.

Sipas tyre, Kumanova është vendi më i mirë ku LSDM-ja dhe Zoran Zaevi mund të dëshmojnë se vërtet janë për koncept qytetar në Maqedoni, deklarojnë për Almakos shqiptarë nga Kumanova.

Ata thonë se nuk ka nevojë që LSDM të dalë me kandidatë shqiptarë në Likovë, Studeniçan, Haraçinë, Strugë, Kërçovë dhe komuna tjera me shumicë shqiptare, për të dëshmuar se është për koncept qytetar. Këtë duhet ta dëshmojë fillimisht në Kumanovë, ku zyrtarisht maqedonasit ende janë shumicë.

Shqiptarët e Kumanovës tre herë kanë votuar kandidatin e LSDM-së, Zoran Damjanovski-Cicin dhe votat e tyre në raundin e dytë ishin vendimtare që ai të fitojë kundrejt kandidatit të VMRO-DPMNE-së. Për këtë arsye shqiptarët e Kumanovës kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të regjimit VMRO-BDI, kurse LSDM-ja ua ktheu duke bë koalicion me krahun më ekstremist të këtij regjimi, BDI-në e Ali Ahmetit.

As Zoran Damjanovski nuk e ka vlerësuar këtë kontribut të shqiptarëve të Kumanovës. Gjatë tre mandateve si kryetar komune, ai ka lënë lagjet shqiptare në mjerim, duke i orientuar të gjitha investimet kapitale në lagjet e qytetit të banuara me maqedonas dhe serbë. Poashtu janë anashkakar edhe fshatrat shqiptare që gravitojnë në këtë komunë, për dallim prej fshatrave maqedonase dhe serbe të Kumanovës./Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme