Kumanovë: Babai përdhunon vajzën e tij

Me kërkesë të prokurorisë, gjykatësi hetues nga Kumanova, në verilindje të Maqedonisë, ka dhënë urdhër për paraburgosjen e M.D., monstrumit nga ky qytet, i cili në fund të nëntorit të vitit të kaluar e dhunoi vajzën e vet 12 vjeçe. Policia kundër këtij ka paraqitë kallëzim penal për incest. Dhunimin e vajzës, e ka paraqitur në polici tezja e vajzës F.D. Vajza e mitur, siç theksojnë në MPB, nga frika, nuk ka guxuar që askujt të tregojë se nëpër çfarë ka kaluar, e aq më pak ta paraqesë babain në polici. Mirëpo kur ka shkuar në vizitë te tezja e vet F.D., nuk ka mundur më të fshehë sekretin. Filloi të qante, dhe i tregoi në besim tezes së vet se në shtëpinë e tyre e ka dhunuar babai i saj. Me të dëgjuar për këtë vepër monstruoze, F.D. shkoi në polici dhe e denoncoi babanë e vajzës, i cili më pas u vendos prapa grilave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme