Në rrjetet sociale janë shpërndarë këto pamje të cilat i referohen orëve të para pas mesnate (14.11.2022). Në lagjen “Orta Bunarë” në Kumanovë mësohet se dy të rinjë shqiptar ishin cak i një sulmi, motivi i të cilit nuk dihet.
Sipas denoncuesve, bëhet fjalë për 12-14 persona të maskuar, të organizuar dhe të armatosur me armë të ftohta.
Rasti është denoncuar në polici dhe po punohet për zbardhjen.
Të rinjët që ishin cak i sulmit kanë deklaruar se nuk kanë pasur zënka paraprake më ndonjë person ose grup të caktuar. Në atmosferën e kamerave të sigurisë dëgjohen fyerje në gjuhën maqedonase./Alsat.mk