Adrian Kerimi
– Advertisements –
Kjo pamje për dy javë tashmë është realitet për qytetarët e Kumanovës. Lëvizje e madhe e njerëzve, komunikacion i dendur dhe polici që patrullon qytetin në çdo cep. Ardhja e mërgimtarëve ka bërë që qytetit t’i kthehet gjallëria e cila i mungon pothuajse gjatë gjithë vitit. Qytetarët thonë se lëvizja është vështirësuar, por thonë se ky kaos do t’i mungojë kur bashkatdhetarët do të marrin rrugën për kurbet, shkruan Alsat.
“Ka qenë komunikacioni i dendur. Lëvizja ishte e lirë por ka pasur vështirësi. A kishte gjallëri kur erdhën nga jashtë? Po sigurisht. Kishte lëvizje të qytetarëve, më lirshëm jemi ndje në rrethin familjar dhe kemi kaluar mirë për këtë fund-vit”.
Bizneset janë gjallëruar. Përfitime më të mëdha kanë regjistruar gastronomia, argjendaritë dhe mobilieritë. Por tregtarët kanë mendime të ndara. Disa mendojnë se këtë vit ka pasur shitje, ndërsa të tjerët thonë se është edhe më keq se vitin e kaluar.
“Këtë vit kemi pasur pak më shumë punë. Çmimet nuk janë të shtrenjta, janë të volitshme. A kishte ankesa për çmime të larta? Po ankohen të gjithë sepse rroga të vogla dhe nuk arrijnë t’i blejnë. Këta që erdhën nga jashtë a sollën më shumë fitime? Shumë pak. Faleminderit që vijnë por nuk kishte edhe aq”.
“Nuk kishte vitin e kaluar dhe nuk ka as këtë vit. Pse mendoni kështu? Po nuk di, mbase populli nuk ka. Ku blejnë më shumë njerëzit, në treg apo në markete? Më shumë shkojnë në markete. A ankohen për çmimet? Jo, nuk ka kush të ankohet. Sa të kenë aq blejnë. Para 5 viteve shisnim me ton, ndërsa ta as gjysmën e tyre. Si mendoni ju, populli nuk ka para, apo nuk ka konsumatorë? Nuk kanë qytetarët. Ata që kanë para, por populli nuk ka. Para disa viteve në treg nuk lëvizej nga turma e njerëzve ndërsa tani nuk është ashtu”.
Qytetarët ankohen edhe për mungesën e parkingjeve në afërsi të tregut, qendrës së qytetit dhe pikave të tjera frekuentuese.