Kumrije Mustafa është një nga motrat Mustafa, e cila gjithashtu prej vitesh merret me muzikë.
Edhe pse jo shumë aktive sa motrat në botën e muzikës, Kumrija njihet nga publiku që e pëlqen muzikën popullore.
E, sot Kumrije Mustafa feston ditëlindjen, me ç’rast ka pranuar një mori urimesh nga familjar, miq e admirues të muzikës.
Kumrije Mustafa urimin më të bukur e ka pranuar nga Lulja, motra e vogël, e cila derisa e uron, e quan “jetë”, shkruan Kosovarja.