Kuptimi i rrathëve të Audisë

Katër rrathët në logon e prodhuesit të këtij automobili, në të vërtetë përfaqësojnë 4 kompanitë të cilat në vitin 1932 ishin pjesë e Konsorciumit të Auto-Unionit, domethënë, DKW, Horch, Wanderer dhe Audi, trasnmeton Gazeta Metro.

Audi është një kompani e cila merret me prodhimin, projektimin dhe ndërtimin e automobilave dhe motoçikletave. Kjo kompani ka shtrirje në të gjithë botën, me bazë në Ingolstadt të Gjermanisë.

Emrin Audi e mori nga zbuluesi, August Horch. “Horch” do të thotë të dëgjosh e që në gjuhën latine përkthehet “AUDI”. Audi bën pjesë në “German Big 3” prodhuesit e makinave luksoze, me BMW dhe Mercedes-Benz që kanë shitjen më të madhe të makinave luksoze në botë.

Vlen të theksohet se Audi është pjesë e kompanisë Volkswagen nga viti 1966 dhe që nga viti 2002 deri në 2003. Kompania kryesoi “Audi Brand Group”, një nëngrup i Volkswagen që ka në përberje Audi-n,Seat-in dhe Lamborghini që kryesisht janë të fokusuara në vlera sportive, performancat e të cilave ishin nën përgjegjësinë e kompanisë Audi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme