TIRANË- Një tjetër aksident i autobusit të linjës “Kristal Qendër” është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Stacionit të Trenit” ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Për pasojë, aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.
Në vetëm 6 ditë, autobusët e Tiranës kanë bërë plot 3 akisdente që kanë shkaktuar frikë e kaos në rrugët e kryeqytetit.
“Moda” e aksidenteve nisi mbrëmjen e 29 prillit, ku autobusi i Unazës “Green Line” përfundoi në lumin Lanë, që vijoi me një tjetër aksident të linjës “Qytet Studenti” i cili është përplasur me kabinën e stacionit që për pak nuk ka aksidentuar njerëzit që ishin poshtë strehës.
Sa i përket aksidentit të sotëm, në vendngjarje shihet se ka mbërritur edhe karotreci, i cili ka larguar autobusin, për të liruar trafikun./GSh