Kur do të jetë në rend dite interpelanca kundër kryeparlamentarit Gashi?

Gazetar: Adrian Kerimi

Asnjë fjalë nga Kuvendi për interpelancën e dorëzuar nga partia E Majta kundër kryeparlamentarit Afrim Gashi, shkruan Alsat.

Sot kabineti i Gashit nuk tregoi se kur e njëjta do të vendoset në rend dite edhe pse Rregullorja parashikon që interpelanca vendoset në seancën e parë të radhës, 15 ditë pasi materiali t’i shpërndahet deputetëve.

LSDM-ja veprimet e Gashit i vlerëson si urdhra në kundërshtim me ligjin, ndërsa kryeministrin Hristijan Mickoski e akuzon për gjunjëzim para kryetarit të Kuvendit.

“Mickoski u gjunjëzua para Gashit dhe kjo është për të ardhur keq. LSDM-ja dhe askush tjetër nuk e tha dhe nuk e potencoi në njoftim se nga ana e kryetarit të Kuvendit është dhënë urdhër jo ligjor. I bëjmë thirrje Mickoskit të përmendet dhe ta ndërron Gashin. Vetëm në këtë mënyrë do ta dëshmon fjalën e tij se do të ketë përgjegjësi edhe për politikanët”, thonë nga LSDM.

Shumica vlerëson se interpelanca kundër Gashit nuk ka bazë. Sipas VMRO-DPMNE-së, përgjegjësia për incidentin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është lokalizuar.

“Vlerësojmë se përgjegjësia është lokalizuar. Institucionet janë duke marrë hapa të menjëhershëm si asnjëherë më parë. Tani ka kallëzime penale për të gjithë që shkelin ligjin. Në të kaluarën kishte raste kur merimanga e godiste policin dhe askush nuk reagonte. Neve vërtetuam se këtu ka shtet dhe ligji do të vlen për të gjithë njësoj”, tha Marija Miteva, Zëdhënëse e  VMRO-DPMNE-së.

Koalicioni VLEN thotë se E Majta si dorë e zgjatur e BDI-së dhe LSDM-së ka nisur interpelancën për të testuar stabilitetin e shumicës.

“Qëllimi sigurisht që nuk është mbrojtja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën ose e Marrëveshjes së Ohrit. Qëllimi është të shkaktohet një tërmet politik. Pse? Për të testuar shumicën qeveritare dhe për të parë nëse opozita mund të gjejë një interes të përbashkët për të vepruar së bashku”, thonë nga VLEN.

Interpelanca për Gashin erdhi pak ditë pas incidentit në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa sigurimi personal i Gashit me urdhër të tij kishte ndërhyrë për qartësimin e mosmarrëveshjes së krijuar mes Osmanit dhe autoriteteve në TAV.

Policit në cilësinë e kryeshefit të sigurimit te Gashi i është ngritur kallëzim penal dhe përkohësisht është pezulluar nga puna. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme