Ky është momenti shokues kur anëtari i një prej bandave më të frikshme në botë, Crips, sulmon një dëshmitar në sallën e gjyqit.
Ngjarja u regjistrua në vitin 2014 në SHBA.
Siale Angilau, 25 vjeç, mori një stilolaps dhe iu turr dëshmitarit, edhe ky një anëtar i bandës famëkeqe që do dëshmonte kundër Angilau.
Por për fat ai nuk arriti ta godiste dëshmitarin, që u tërhoq në një qoshe.
Në këto momente, një nga rojet e sigurisë qëlloi për vdekje agresorin 25-vjeçr.
Videoja është publikuar të hënën nga një gjyqtar federal.
Kjo për shkak se familja e viktimës e kishte akuzuar se ka ushtruar dhunë të pajustifikuar ndaj të birit.