Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi, ka replikuar me ironi reagimin e Kryeministrit Edi Rama mbi rihapjen e çështjes Xibrakë në SPAK, duke u shprehur: “Kur piktori bën is jurist”.
Sipas Bardhit, Olsi Rama ka zgjedhur një avokat të dobët për t’u përfaqësuar në SPAK, duke ja referuar këtë rol Kryeministrit.
Kreu i Gr. Parlamentar shtoi se halli i ri i Ramës, mabn numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës.
Reagimi i Gazmend Bardhit:
Kur piktori bën si jurist!
Vëllai i madh i Olsit paska marrë avokat shumë të dobët! Megjithatë lajm i mirë shumë që ka marrë avokat! Për këto çështjet e trafikantëve të drogës do t’i këshilloja ER të nxirrte Ë.Agaçin të flasë se ka eksperiencë në avokatinë e tyre.
E ka bërë lëmsh dhe s’di çfarë shkruan, por në një pikë duket dora e tij: aty ku i jep urdhra SPAK-ut. Gabim i rëndë që, zakonisht, e bën sa herë ka një hall. Halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës.
Derisa ta thërresë SPAK-u për shpjegime, mund t’u kursejë shqiptarëve kohë dhe t’u thotë me fjalë piktori:
ÇFARË E LIDH OLSIN ME MAKINËN AA 653 DM?