Kur Policia shkel ligjin (Foto)

Edhe pse janë të thirrur në ruajtje të ligjit, Policia e Kosovës ka raste kur e shkel atë ‘me të dyja këmbët’.

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është parë sot e parkuar në trotuar, pikërisht para tabelës e cila njofton se ndalohet parkingu.

Në foton e dërguar nga një lexues, vetura zyrtare e PK-së shihet të jetë parkuar në trotuarin që gjendet në rrugën ’28 Nëntori’ të lagjes ‘Ulpiana’ të kryeqytetit, në orët e pasdites.

Nuk është hera e parë që Policia bën shkelje të tilla në komunikacion rrugor, derisa e njëjta është e thirrur për t’i ndëshkuar e parandaluar këto shkelje./Kp

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme