KUR QEVERIA PËRDORTE ARSIMIN PËR TË REHATUAR NJERËZ DHE INTERVENONTE NË FALJEN E NOTAVE

Kur Qeveria përdorte arsimin për të rehatuar njerëz dhe intervenonte në faljen e notave

Rezultatet e Programit për Vlerësimin e Nxënësve që kryhet çdo tre vite, renditën Kosovën në fund të listës së vendeve në botë për nga cilësia në arsim, dhe kjo ka bërë që të reagojnë prej presidentit Hashim Thaçi e deri tek ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

Përderisa Thaçi duke u distancuar nga çdo përgjegjësi për sistemin e arsimit sa ka qenë kryeministër, kritikoi këtë sistem në rolin e presidentit, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se të gjeturat reflektojnë gjendjen e arsimit në vend por ai ka hequr përgjegjësinë e qeverisë lidhur me cilësinë e arsimit, duke ia lënë këtë përgjegjësi shkollave.

Por në serinë e “Dosjes së Shefave” të botuara në Insajderi, dalin në pah faktet se Qeveria e udhëhequr pikërisht nga Thaçi dhe me ministër Arsim Bajramin kishin lejuar shkelje të ndryshme.

Prej asaj se kënd ta qojnë në Agjencinë e Akreditimit e deri tek falja e notave.

Në Dosjen e V, shpërfaqet fakti sesi interesat për të sistemuar njerëzit e tyre në një pozitë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, kishte rezultuar me një përplasje me fyerje në mes të dy krerëve të lartë të PDK-së, Adem Grabovcit dhe Ramë Bujës. Buja e kishte ndarë pozitën për Fatmir Arifin të cilin e kishte sjell nga Amerika, derisa Grabovci donte që në këtë pozitë të sistemohej, Ramadan Gashi, ish-kryetar i Komunës së Skenderajt.

Buja, atëkohë ministër i Arsimit e kishte shpallur një konkurs formal për mikun e tij, Fatmir Arifi, derisa Grabovci, shef i Grupit Parlamentar në PDK, donte që në këtë pozitë të vendosej, Ramadan Gashi, ish – kryetar i Komunës së Skenderajt.

Agjencia e Kosovës për Akreditim është institucion i pavarur që kontrollin cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë. Kjo Agjenci, akrediton universitetet dhe kolegjet private e ato publike.

Ndërsa në Dosjen XXXIV,  del në pah se Qeveria e drejtuar nga Thaçi dhe ministri i tanishëm i Arsimit, Arsim Bajrami, është marrë edhe me intervenime e falje të notave.

Në këtë seri të përgjimeve, Fadil Fazliu, një anëtar i Lartë i Lëvizjes për Bashkim, i cili ka një pozitë të lartë në KEK, intervenon tek Adem Grabovci që profesori Arsim Bajrami, t’ia jep djali të tij një notë kaluese në Fakultetin Juridik në mënyrë që ta zë kushtin për ndjekjen e ligjëratave të vitit pasues.

“Me t’u lutë për…, e, me Arsim Bajramin qysh i ki raportet, qysh i ki raportet me Arsim Bajramin”, e pyet Fajziu, Grabovcin.

“Mirë”, i thotë shefi.

“Djali, e ka ni provim aty, e s’ka mujt me… me tha tash e ka kushtin, me kanë që e jep…”, sqaron Fazliu.

“Hjade, hajde…, nesër, n’daq të pimë kaj kafe…”, e fton Grabovci duke mos dashur të flasin më shumë në telefon për këtë çështje./Insajderi.com

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme