Kur tradhtarin e ke prapa shpinës. Davutoglu dhe ushtaraku që pranoi përfshirjen në grusht shtet

Ndihmësi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Presidentit të Turqisë, koloneli Levent Turkkan, ka pranuar para prokurorisë së është pjesë e organizatës FETO, e cila është shpallur nga ana e qeverisë turke si organizatë terroriste. Ai ka pranuar se goditja ka qenë e planifikuar, si dhe sipas deklarimit të tij Hulusi Akkar duke refuzuar të bëhet pjesë e kësaj tentative, ka luajtur një rol të rëndësishëm në dështimin e grusht shtetit.

Mediat turke kanë zbuluar edhe detaje të tjera, raporton portali Sakte.net Koloneli Turkkan prej kohësh ishte i pozicionuar në pozita që ia mundësonin të përcillte cdo lëvizje të burrështetasve të lartë të Turqisë. Në një fotografi të publikuar së fundmi (shih foton), shihet se si ai qëndron në afërsi të ish kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu duke përcjellë çdo lëvizje të tij.
Levent Turkkan është zyrtari i parë i lartë që e ka pranuar përfshirjen e tij në grusht shtet./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme