Presidenti serb Tomislav Nikoliq gjatë raundit të bisedimeve të 24 janarit në Bruksel i ka thënë homologut të tij nga Kosova se “është një kriminel lufte” dhe për këtë gjë duhet të përgjigjet.
Kështu raporton Kurir-i serb duke iu referuar një burimi të saj.
“Situata ishte mjaft e tensionuar para fillimit të takimit. Kjo është arsyeja pse pas bisedimeve fotografia në fotografi dukeshin në njërën anë Thaçi, Isa Mustafa dhe Federica Mogherini, dhe ndaras nga ta qëndronin kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe presidenti Nikoliq, raportohet t`i ketë thënë ky burim portalit serb.
Informatën që Nikoliq ta ketë quajtur Thaçin “kriminel” e ka konfirmuar për Kurir edhe vet kreu i shtetit serb.
“Unë nuk kam mundur të heshtë për një gjë të tillë, kam thënë se ai është akuzuar për krime lufte dhe për këtë arsye duhet të jap përgjegjësi”, përcjell Klan Kosova.
“Nuk kam bërë asnjë skandal, ia kam zgjatur dorën atij kur kemi hyrë në sallën e takimit”, ka thënë Nikoliq.