Kurti bashkë me Rexhep Selimin prezantojnë prurjet e reja nga Skënderaj

Nuk ka ditë që Albin Kurti nuk prezanton prurje të reja në Lëvizjen Vetëvendosje në këtë kohë të para fushatës.

Ai sot bashkë me bashkë partiakun e tij Rexhep Selimin kanë prezantuar një grup profesionistësh nga Skënderaj që ia janë bashkuar LVV’së.

Kurti thotë se Kosovës i duhet ndryshimi dhe të rinjtë duhet të qëndrojnë këtu për të zhvilluar shtetin.

Njoftimi i Kurtit:

Një grup profesionistësh të rinj nga Skënderaj, të cilët vijnë nga rrugë të ndryshme të jetës brenda dhe jashtë Kosovës, u anëtarësuan në Lëvizje. Të rinjtë prijnë për ndryshimin. Gjithandej Kosovës, edhe në Skënderaj e Drenicë. Ne i zëmë besë drejtësisë dhe i besojmë të rinjve të Kosovës. Na duhet ndryshimi sepse të rinjtë na duhen këtu, që bashkë ta zhvillojmë Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme