Kurti-deputetëve të tij: Nëse s’e ndihmoni Qeverinë, s’do të jeni në listat e ardhshme të VV-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar deputetët e LVV-së se nëse nuk e ndihmojnë qeverinë për të vazhduar përpara, atëherë ata nuk do të jenë në listat e ardhshme zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti u tha se “e kanë mundësinë të shkëlqejnë, por mirë s’do të thotë shkëlqyeshëm”.

“E keni mundësinë të shkëlqeni, por mirë nuk është shkëlqyeshëm. Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”, u shpreh Kurti në mbledhjen e 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme