Gjatë këtij takimi u diskutua për të arriturat dhe sfidat në komunën e Leposaviqit, raporton Zeri.info.
“Dje, më datën 13.02.2024, ishim në takim me kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemin dhe nënkryetaren e Komunës Marina Bogojeviq, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, që u takuam të bisedonim për punët e arritura që janë bërë dhe sfidat që kemi pasur dhe na presin në Komunën e Leposaviqit”, njoftoi Shqipe Latifi, zyrtare në Komunën e Leposaviqit.