Kurti: Duhej një Reçak që NATO e Perëndimi ta kuptonin se kasaphana nëse s’ndalet, bëhet normale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, ka thënë se kjo masakër është një datë vendimtare e shekullit tonë.

Ai ka thënë se duhej një Reçak që NATO dhe Perëndimi ta kuptonin se kur kasaphana nëse s’ndalet kthehet në normalitet.

”Duhej një Reçak që NATO dhe Perëndimi të kuptonin se kur kasaphana nuk ndalet ajo mund të kthehet në normalitet. Pikërisht, këtë Reçak e mohon sot Serbia, sepse Reçaku nuk është vetëm një masakër, por edhe një datë vendimtare në shekullin tonë, është data që shtyn një reagim ushtarak kolektiv dhe një kolektiv ndërgjegjës politike, intelektuale, mediatike të marrin qëndrim dhe të cilësojnë një sjellje ushtarake shtetërore si të papranueshme”, ka thënë Kurti.

Para fjalimit, Presidentja së bashku me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca bënë homazhe te kompleksi memorial, gjithashtu ata vizituan edhe ”Kodra e Bebushit”, që është vendi ku ndodhi masakra e Reçakut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme