Kurti e Mustafa s’po merren vesh, Haradinaj vazhdon “qeverisjen”

Nesër në ora 13:00, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhje të Qeverisë në detyrë.

Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express nga zyra e Haradinajt. Të njëjtët kanë sqaruar se në rend të ditës për diskutim do të jetë vetëm një pikë.

Kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Kosova po vazhdon të funksionojë me qeveri në detyrë, në krye me Ramush Haradinaj. Ky i fundit kishte dhënë dorëheqje pas ftesës që kishte marrë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Mbledhja që do të mbahet nesër është e 116 me radhë. Të tilla pas dorëheqjes Haradinaj ka thirrur disa herë. Ai ka bërë thirrje që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re, duke thënë se janë disa çështje për të cilat duhet të merren patjetër vendime.

Në anën tjetër, disa muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, edhe pas presionit të shtuar ndërkombëtar, LV dhe LDK nuk kanë arritur që të merren vesh për koalicion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme