Analisti Shkëlzen Maliqi në një intervistë për Gazetën Express ka analizuar përçarjen nëpër të cilën po kalon Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, boshti i konfliktit është në relacionin Albin Kurti –Shpend Ahmeti, që ka filluar në vitin 2013, kur Ahmeti e ka fituar Prishtinën. Maliqi konsideron se ndarja në këtë parti tani është e pashmangshme ndërkohë që pret që krahu i Molliqajt do të përbëjë një forcë mjaftë sfiduese ndaj VV’së dhe skenës aktuale politike. Por, sipas tij, ndarja nuk po formalizohet ende për shkak të frikës së Albin Kurtit