Kurti i kërkoi Veselit që ta lëshojë këtë video në seancë (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur në Parlamentin e Kosovës ka kërkuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, që të lëshohet në projektor një video e vitit 1999 e bërë në Mitrovicë kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli vizitojnë shqiptarët e revoltuar atje, njofton Klan Kosova.

“Kërkoj nga Veseli që të na lejojë ta lëshojmë atë video, unë ia jap linkun regjisë dhe mund ta shikojmë në projektor”, ka thënë Kurti.

Në këtë video Veseli shihet pak, derisa Hashim Thaçi, tash president i Kosovës, edhe i ishte drejtuar masës në atë kohë.

“Keni besim në udhëheqësinë tuaj dhe do të iu kthejmë në institucionet tuaja dhe do t’ua ndërtojmë edhe shtëpitë, prandaj keni besim në udhëheqësinë tuaj dhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, u thotë Thaçi shqiptarëve në Mitrovicë.

Veseli ka pohuar nuk e ka problem ta lëshojë atë video, e cila është e gjatë nëntë minuta e 45 sekonda.

Por, i ka thënë Kurtit se duhet t’ia marrë 10 minuta kohë ndonjë deputeti në mënyrë që të gjendet hapësirë për ta lëshuar videon.

“Atëherë le t’ia marrim ndonjë deputeti të Vetëvendosjes 10 minuta”, tha Veseli duke bërë shaka.

Të njëjtën video Veselit ia kishte përmendur kohë më parë edhe një tjetër deputete e Vetëvendosjes, Besa Baftiu.

Ajo madje e kishte akuzuar Veselin se si edhe në atë video shihet se ai është një nga njerëzit që e kishte ndarë Mitrovicën.

Kjo është videoja të cilën Kurti kërkon ta lëshojë në Parlament:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme