Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se Kosova gjendet në një gjendje të vështirë me energjinë elektrike.
Sipas tij kontrata me Contour Global për energji do të jetë fitimprurëse vetëm për këtë kompani dhe jo për Kosovën.
“Kjo qeveri nuk e di se çka do te bej as ne 20 javët e ardhshme. Kontrata me Bektel qe na i fshiu miliona kurrë nuk u bë publike. Jo vetëm çmimi i energjisë donte rritet por edhe blerja pa limit e çmimit të prodhuar na tregojnë për një projekt rrënues qe merr çdo gjë nga Kosova”, tha ai.
“Qeveria e Kosovës nuk ka një vizion ku ndërtimin i termocentraleve te reja nuk ekziston kurrfarë ndërlidhje mes kapaciteteve te energjisë ne Kosovë. Askush nga zyrtaret nuk mund ta shpjegoj pse Kosova nuk mund ta ndërtoj termocentralin ne një prone publike”, tha ai.
“Jemi ne një situatë të vështirë energjetike në Kosovë. Tash kontrata Contour Global është fitim për ata dhe jo ne”, ka thënë ai.
Ai bëri thirrje që të mos votohet kurdo që kjo marrëveshje vie në Kuvend.