Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth marrëveshjes së arritur në Ohër.
Ai ka thënë se marrëveshja do të duhej të niste zbatimin qysh dje, dhe për këtë fakt ka kërkuar nga ndërkombëtarët ta dënojnë Serbinë.
“Unë jam i vetmi në këto takimet e Brukselit që bëj propozime, pala tjetër nuk bën propozime, unë bëj propozime që refuzohen dhe në fund merremi vesh e pala tjetër nuk nënshkruan. Për të tjerat, me ndërmjetësit evropianë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm, po ashtu me SHBA-të që i falënderojmë shumë dhe do të duhej që atë formulimin për vetëmenaxhimin e serbëve ta adresojmë te çështjet që na paskan mbetur pa u përmbushur dhe për ne bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës”, u shpreh kryeministri Kurti.
© SYRI.net