” I pari është transparenca. Nuk ka asnjë informacion që duhet fshehur prej qytetarit. I dyti është që postin ta shohësh si detyrë, jo si pozitë , si shërbim, jo si pushtet dhe kjo në Lipjan do të realizohet vetëm me fitoren e Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti.
Kurti tutje ka shtuar se ka nevojë që të binden qytetarët derë më derë, se, sic tha ai, nuk ka ikur vera, por ka ardhur vera kah dera, duke aluduar në rastin që qytetarët kanë për ta votuar partinë e tij, për të cilën tha se do të jetë e qytetarit dhe jo e pushtetarit.
Kurti ka përfunduar fjalimin e tij, në formë vargjesh, madje duke i rimuar fjalët për të dhënë arsyen se pse duhet të votohet ky subjekt dhe kandidati i saj për kryetar të Lipjanit Selatin Retkoceri.
” Numri dhjetë, e ka shkëlqimin e vërtetë, emri Selatin për Lipjanin është përfitim” ka thënë Kurti.
Ndërkaq Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, ka kujtuar një detaj nga një tubim të para katër viteve të mbajtur në Lipjan, kur, sipas Ymerit, një i moshuar i ishte ankuar atij se pushteti po i ngulfaste duke e kthyer komunen në beton, pa e lënë një pëllëmbë toke të bukës.
“Lipjani është njëra prej komunave ku më së shumti është dëmtuar toka bujqësore, e cila është shumë cilësore, duke e kthyer ate në sheshe ndërtimi, duke u tjetërsuar dhe duke e shkatërruar potencialin ekonomik të Lipjanit”, ka thënë kryetari i VV-së ,njofton Ulpianapress.
Pasi ka përmendur të mirat që i sjell vendit nëse qeverisjen e merr partia e tij, Ymeri nuk ka harruar pa e thumbuar edhe PDK-në , për të cilën ka thënë se ku qeverisë ajo, nuk bin bari.
Ymeri në fund ka bërë thirrje që të votohet kandidati i kë saj partie Selatin Retkoceri, që sipas tij, njerëzit ta kenë një komunë ku dëshirojnë të jetojnë dhe nuk dëshirojnë për të ikur nga ajo.
Ndërkaq Selatin Retkoceri, kandidat për kryetar të Lipjanit, ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes, për herë të parë Komuna do të jetë e qytetarëve dhe jo e pushtetarëve.
Tutje Retkoceri ka shtuar se Komunën e Lipjant e ndajnë vetëm edhe disa ditë deri te fitorja e madhe, madje me e madhe se sa ajo e 11 qershorit në zgjedhjet nacioanale, që Vetëvendosje do ta korrë edhe në zgjedhjet lokale.
‘’Një fitore në Komunën e Lipjanit, do t’ua kthejë qeytetarëve ate që u takon. Sepse me qeverisjen e Vetëvendoses, Komuna e Lipjanit, per herë të parë në historinë e saj do të bëhet e qytetarëve dhe për qytetarin. Komuna do të jetë një adresë për t’iu dhënë zgjidhje problemeve e halleve të qytetarëve, të cilët kanë nevojë për dorën e qeveritarëve të përgjegjshëm e të përkushtuar. Me 22 tetor janë pesë subjekte politike e kandidatë në garë , por ka vetëm një alternativë . Në njërën anë qëndron VV që ofron progres dhe pastërtinë e kandidateve te saj me përkushtimin në përulësi karshi qytetarti. Ndërsa në anën tjetër është opsioni që e keni njohur, e që e kemi vuajtur gjatë 18 viteve, kur vetëm kanë ndërruar emrat e kryetarëve, por qeverisja ka mbetur e njejtë , duke i lë në probleme te njejta dhe halle të pazgjidhura qytetarët tanë ”, ka thënë Retkoceri.
Prandaj, sipas tij, Lipjani meriton një qeverisje ku kryetari nuk është asgjë më shumë tjetër se në shërbim të qytetarit.
Në fund Retkoceri ka shfaqur besimin e plotë se do ta mposhtë Imri Ahmetin me 22 tetor, për të cilin tha se fare nuk e ndjen si kundërshtar./Ulpianapress/