Kurti: Në Shtërpce takova serbët dhe shqiptarët të bashkuar për kauzën e mbrojtjes së lumit

KOSOVË- Kandidati për Kryeminitër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar ditën e sotme komunën e Shtërpcës në veri të Kosovës për fushatë elektorale. Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se në Shtërpce ka takuar qytetarë serb dhe shqiptarë të cilët janë të bashkuar për një kauzë, të vetme atë të mbrojtjes së lumit nga ndërtimi i hidrocentraleve. Kurti gjithashtu ka shkruar se 14 shkurti do të jetë referendum.

Postimi i plotë:

Paradite në Shtërpce takova grupin e qytetarëve serbë dhe shqiptarë, të cilët i ka bashkuar kauza për mbrojtjen e lumit të tyre nga ndërtimi i një hidrocentrali të vogël. Nuk shkon betoni me natyrë, sikurse nuk shkon as lumi me hidrocentrale dhe as turizmi me mbeturina. Prandaj 14 shkurti është referendum.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme