Kurti në takim me ambasadorin e Gjermanisë paralajmëron incidente “që do t’i nxisë Thaçi”

Në një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, Albin Kurti, ka thënë se pas kundërshtimit ndërkombëtar që përjetoi dhe fjalimit të presidentit të Serbisë Vuçiq në Mitrovicë, iniciativës së presidentit Thaçi, për të ecur para, i nevojiten incidente në terren, tensione të reja dhe destablizim i situatës, transmeton Koha.net.

“Ne e mbajmë përgjegjës presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për dhunën që mund të shfaqet”, ka thënë Kurti.

Siç njofton kumtesa partiake, e Kurti gjatë takimti e falënderoi Ambasadorin Heldt për qëndrimin parimor dhe të fortë të Kancelares Angela Merkel në mbrojtje të shtetësisë dhe integritetit te Kosovës.

Kryetari i Vetëvendosjes përkujtoi se Kuvendi i Kosovës, më 7 dhjetor 2011, miratoi rezolutën për reciprocitet me Serbinë, por ajo shpejt u anulua gjashtë javë më pas, më 20 janar 2012, nga një rezolutë e koalicionit qeverisës, të prirë asokohe nga PDK-ja dhe Thaçi. Reciprociteti i plotë mes Kosovës e Serbisë është rruga për raporte të mira fqinjësore dhe parimi rreth së cilit duhet të bashkohen forcat politike në Kosovë.

Kryetari i Grupit Parlamentar Konjufca shtoi se Thaçi po vepron kokë më vete, nuk është zëri i popullit dhe nuk ka mbështetje në këtë aventurë personale tijën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme