Kurti: Nuk i pranojmë presionet e BE-së, marrëveshja e demarkacionit ka vdekur (Video)

Deputeti i VV-së, Albin Kurti, thotë se partia e tij nuk i pranon presionet e fundit të Brukselit për të pranuar miratimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi.

“BE ka dy kërkesa për Kosovën për liberalizimin e vizave. E para është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. E dyta, nënshkrimi i vijës së demarkacionit me Malin e Zi. E dyta nuk është e drejtë, sepse Malit të Zi iu liberalizuan vizat dhe nuk iu vu kusht vija e demarkacionit me Kosovën”, deklaron Kurti.

I pyetur se a do të ketë gaz në Parlamentin e Kosovës, apo do ndryshon qëndrim, ai tha: “Kjo nuk varet nga ne, por nga Qeveria. Ne urojmë që të mos na sjellin një marrëveshje të tillë që gjymton territorin dhe në të njëjtën kohë Kosova humbet kurrizin e vargmalit, burimet ujore, por dhe bukuritë natyrore. Ajo marrëveshje ka vdekur dhe ne nuk lejojmë ringjalljen e saj”! /Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme