Kurti për masakrën e Reçakut: Ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sa herë që vijmë për vizitë dhe homazhe në Reçak, pashmangshëm na kthehen në kujtesë pamjet e trupave të 45 civilëve të masakruar nga policia dhe forcat e Serbisë.

Kurti tha se Serbia kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

  ‘Serbia, vazhdon të shfaqë narrativa mohuese ndaj asaj që ka ndodhur, duke tentuar ta falsifikojë rolin e saj në kryerjen e kësaj masakre’, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se ata që e mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen e tij.

Sipas tij, krimi kundër njerëzimit i kryer në fshatin Reçak të Shtimes më 15 janar të vitit 1999, nuk mund të fshihet, të mjegullohet e as të amnistohet.

‘Përgjithësisht kur e vërteta është kaq e fuqishme siç është ajo e masakrës së Reçakut, shfaqen edhe narrativa mohuese ndaj saj sikur që ka bërë Serbia që nga dita e masakrës së Reçakut deri më sot, duke u munduar ta turbullojë dhe falsifikojë rolin e drejtpërdrejt planifikues dhe ekzekutues të shtetit të Serbisë në realizimin e masakrës së Reçakut.

Më datë 5 dhjetor të vitit 2019 presidenti aktual i Serbisë që atëbotë ishte ministër i informatave, vetëm para më shumë se para 3 vjetëve, ky president i Serbisë ka deklaruar se masakra e Reçakut ishte fabrikim dhe falsifikim’, tha Kurti.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme