Kurti: Takimi me Thaçin ishte substancial, hapi një mori temash

Kryeministri Albin Kurti foli për takimin me presidenti Hashim Thaçi.

Me të tha se ka biseduar sidomos për politikën e jashtme.

“Takimi hapi mori temash prej Mini-Schengenit deri te aleanca veriatlantike, prej çështjeve pozitë-opozitë deri tek dialogu, e tarifa. Megjithatë ishte takim i cili është lajm i mirë për Kosovën, sepse kryeministri e presidenti biseduam së bashku. Ishte takim substancial, edhe pse s’u mendua i tillë. Do të vazhdohet që të mos ketë befasi për qytetarët. Duhet ta rrisim parashikueshmërinë e njërit-tjetrit. Ka vend për më shumë takime”, u shpreh Kurti, raporton KOHA.

 Në ndërkohë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u është drejtuar mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“Konstatoj se takimi ka qenë i gjatë, përmbajtësor, shumë i hapur, ku janë diskutuar gjërat që kemi pasur këndvështrime konstruktive, për interesat nacionale për qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e vendit për reformat që duhet të ndodhin drejt perspektivës evropiane. Diskutuam për rolin dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi”, tha Thaçi, raporton KOHA.

Sipas Thaçit “Ishte konstatim i përbashkët se një punë e bartësve të institucioneve dhe liderëve politikë të pozitës e opozitës, mund të çojnë vendin më mirë përpara”.

“Ka hapësirë dhe substancë të mjaftueshme që më shumë gjëra na përafrojnë sesa na ndajnë dhe të ruajmë miqësisht marrëdhëniet me SHBA-në. Besoj që Qeveria do të marrë vendime të shpejta e të qarta. Në tavolinë do të jemi të bashkuar me një zë”, u shpreh Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme