Kurti takon shefin e ri të EULEX, thekson përkushtimin e qeverisë për shtet ligjor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, me rastin e fillimit të mandatit të tij, me të cilin biseduan për bahskëpunimin mes Qeverisë dhe institucioneve të rendit me EULEX-in.

“Duke e falënderuar për mikpritjen, Barbano e përgëzoi kryeministrin Kurti për progresin mbresëlënës ekonomik dhe demokratik që ka shënuar Kosova. U bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin EULEX me qëllim të forcimit të sundimin të ligjit, si dhe për zhvillimet në vend”, thuhet në komunikatë.

 Bëhet e ditur se Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për shtet ligjor, demokraci dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme