Kurti: Vaksinimi dhe masat janë armët tona të vetme të luftimit ndaj virusit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve që kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e COVID-19.

Me të nisur mbledhja e Qeverisë, Kurti ftoi qytetarët të vaksinohen dhe ta marrin dozën e tretë, pasi siç tha ai, është mënyra e vetme për të shpëtuar njëri-tjetrin, njofton Klankosova.tv.

“Jemi duke u përballur me variantin e ri Omicron të virusit që është ngjitës dhe shpërndahet shumë shpejt. Në 24 orët e fundit 2707 qytetarët rezultuan pozitivë ndërkohë një ditë më parë, 2243 raste të reja. Numër kaq të lartë në ditë nuk kemi pasur që nga gushti i vitit të kaluar, madje shifrat janë tejkaluar. Gjendja është e rënduar edhe tani dhe kjo rrit numrin e spitalizimeve dhe mund të rezultojë në më shumë vdekje”.

“Duhet të kujdesemi për shëndetin e popullsisë dhe kapacitetet e shëndetësisë pasi të gjithë e dimë si është gjendja. Në beteja të vazhdueshme nga COVID-19 humbën jetën 3002 qytetarë të këtij vendi, pardje u shënua edhe viktima e 3000. U shpreh ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe miqve të qytetarëve tanë që nuk arritën të përballojnë më sukses virusin. Përball kësaj gjendjeje, qëllimi ynë është të shpëtojmë jetën, duhet të kujdesemi që ta izolojmë këtë virus që të mos izolohemi ne nga virusi. Vaksinimi dhe masat e rekomanduara nga IKShPK janë të vetmet armët tona të luftimit ndaj këtij virusi. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinoheni dhe të ftoni edhe të tjerët të marrin dozën e tretë”, tha Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme