Kurti: Vuçiq do që ta kthejë Serbinë në të kaluarën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Der Spiegel ka folur për situatën në veri të vendit.

Kryeministri Kurti ka thënë se situata atje është e tensionuar për shkak të “panikës së Beogradit”.

Më tutje, për Der Spiegel, Kurti ka thënë se BE-ja dhe ShBA-të i bëjnë presion Serbisë që të zgjedh mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

“BE dhe ShBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedh mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë. Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme