Kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në paraqitjen e platformës së tij para anëtarëve të kësaj partie, e ka falënderuar ish-kryetarin Visar Ymeri për kontributin trevjeçar në këtë post dhe ka thënë se do të konsultohet me të në rast se zgjedhet kryetar.
“Dua ta falënderoj Ymerin për udhëheqjen trevjeçare, për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të tij dhe shumë të vlefshëm. Visari është anëtar i Lëvizjes dhe është deputet i Lëvizjes bashkë me neve. Visari rregullisht është konsultuar me mua sa ka qenë kryetar kur unë nuk kisha më. Kështu do të bëj edhe unë. Do të konsultohem me të”, ka thënë Kurti për Ymerin.
Në paraqitjen e platformës së Kurtit munguan anëtarët e dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe Visar Ymerin.