Kusari Lila flet për të gjitha prapaskenat e natës së seancës për zhbërjen e Speciales

Orët e vona dhe frika se diçka shumë e keqe është gati t’i ndodhë Kosovës e bën Mimoza Kusari Lilën të tërheqë një paralele mes ngjarjeve të marsit 2004 me ato të natës kur në Kuvend u thirr seanca për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Në Rubikon të KTV-së, ajo shpjegoi se si i kishte parë lëvizjet e deputetëve, sidomos atyre të AAK-së, pak para se kryeparlamentari, Kadri Veseli t’u kumtojë lajmin deputetëve se po atë natë do të thirret seanca.

“Atë natë e kemi kuptu që udhëhiqemi nga njerëz krejtësisht të papërgjegjshëm… Unë e kam kuptuar nga Iliri që një përpjekje e tillë është serioze dhe vetëm prezenca në sallë e ambasadorit amerikan na bëri të kuptojmë se me të vërtet ajo iniciativë planifikohej të shtyhej atë mbrëmje”, ka thënë ajo.

“Më kujtohet ministri Lekaj ishte tërë kohën në lëvizje”, shtoi tutje Kusari-Lila.

Sipas saj, sa herë që ndodh një proces i rrezikshëm për shtetin e Kosovës ndërlidhen ngjarje dhe protagonistë të njëjtë.

“Disa edhe tash që janë shfaq që janë të dënuar, rasti i Shpëtim Mehmetit për ngjarjet që lidhen me atë kohë, në moment të caktuara kur bëhen kthesa, rasti veriut dhe Ivanoviqit. Mundet dikush të bëj skenare për Kosovën, po pse kosovarët duhet gjithmonë të jenë dhe të sillen e të aktrojnë siç e kërkon dikush për të keqen e Kosovës në një skript që shkruhet diku tjetër”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila theksoi se pamundësia që natën e 22 dhjetorit të shkojë ligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale i atribuohen Lëvizjes Vetëvendosje.


Pamundësia e Thaçit dhe të tjerëve për ndikim te Specialja i shtynë ata të jenë kundër saj

Pamundësia që të ketë ndikim mbi Gjykatën Speciale po bën që presidenti Hashim Thaçi tash të ndryshojë qëndrimin ndaj saj dhe të iniciojë shfuqizimin.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se edhe në gjyqësorin vendor po edhe në atë të Eulex-it ndikimi i dy krerëve, Thaçit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj është i qartë.

Sipas saj, deri tash, Specialja është i vetmi institucion në Kosovë i cili ka pas kredibilitet dhe nuk ka pas rrjedhje të informatës.

“Është i vetmi institucion ku gënjeshtra nuk ka pas kredibilitet se deri më tash në secilin proces kemi pas fjalë, thashetheme që pastaj janë verifiku… Mendoj që drejtpërdrejt apo indirekt po tregon që bashkë me strukturën e vetë politike dhe grupet e tjera të interesit që sot janë në Kosovë përfshirë edhe qeverinë edhe kryeministrin Haradinaj kanë arritur të shtrojnë ndikimin e vetë në gjykatat vendore, në gjykatën Themelore, në gjykatën Supreme”, ka thënë ajo.

“I vetmi dallim është që ndoshta këtu mund të kenë pas ndonjë informatë çfarëdo për emër por pa asnjë ndikim. Derisa kemi informacione, incizime, verifikime se si emërohen prokurorët, disa prej tyre”, ka thënë ajo.

“Tash së fundmi e kemi pas rastin kur një udhëheqës i lartë i Policisë së Kosovës përfshihet në një rrahje pa marrë parasysh motiveve”, ka thënë Kusari Lila.

E gjithë kjo po bëhet për mbrojtjen e interesave personale dhe në këtë nuk ka aspak dyshim sipas Kusari-Lilës.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme