Kusari-Lila i reagon Brnabiqit: Kjo është dita kur Serbia humbi çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimioza Kusari-Lila i ka reaguar kryeministres serbe, Ana Brnabiq, e cila ka ironizuar me zgjedhjet që po mbahen sot në katër komunat veriore.

Kusari i ka thënë se kjo është dita kur Serbia humbi çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve të zgjedhur të serbëve.

 Sipas saj, i vetmi mjet i tyre për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani kanë terrorizuar serbët.

“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve të zgjedhur të serbëve. I vetmi mjet për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani kanë terrorizuar serbët. Është një ditë e vonuar, por më në fund është këtu”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Bërnabiq ka ironizuar me zgjedhjet që po mbahen sot në katër komunat veriore.

Bërnabiq tutje ka shkruar se Evropa e shekullit 21 është “mbajtja e zgjedhjeve në kontejnerë të përkohshëm nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të forcave të armatosura”.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme