Njëra prej udhëheqësve të Alternativës, Mimoza Kusari, ka thënë se deri të martën do të dihen të gjitha detajet për një koalicion me LDK-në.
Ajo, ka thënë se janë duke punuar që të jenë të bashkuar një grup më i madh i partive politike.
“Nesër, eventualisht, pasnesër do të përfundohet”, ka thënë Kusari, për Express, të dielën.
Ajo ka thënë se me LDK’në janë duke biseduar për një koalicion me të gjerë të partive, për të dalë fitues pas zgjedhjeve nacionale.
Por, a ka mundësi që ndonjëri prej udhëheqësve të Alternatives të jetë kandidat për Kryeministër? Mimoza Kusari thotë se s’kanë folur për këtë çështje me udhëheqësit e LDK’së. Ka thënë se s’kanë biseduar se as kush mund të jetë kandidat i LDK’së për Shef të Qeverisë së ardhshme.
Sidoqoftë, Ilir Deda, udhëheqësi tjetër i Alternativës, ka thënë se me LDK’në po synojnë të hyjnë në Parlament. Edhe Deda ka thënë se për tema tjera ende s’kanë biseduar më zyrtarët e LDK’së.
Zgjedhjet nacionale janë caktuar për datën 11 qershor nga Presidenti i Kosovës pas rrëzimit të Qeverisë së koalicionit PDK-LDK.
Zyrtarët e LDK’ë kanë konfirmuar se janë duke biseduar me partitë si Alternativa dhe AKR derisa kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni parazgjedhore me PDK’në, AAK’në e NISMa për Kosovën.