Kusari – Lila nuk e konfirmon rikandidimin për Gjakovën, thotë se me Partinë e re do dalin shumë shpejt

Sakte.net / E shtune, 15 Tetor 2016  –  10:14

Mimoza Kusari – Lila, aktualisht kryetare e Komunës së Gjakovës, në një deklarim për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, nuk e ka konfirmuar se a do të rikandidojë edhe për një mandat të ri në krye të Gjakovës.

Kusari – Lila ka thënë se shumë shpejt do të prezantohet Partia e re, në të cilën Kusari – Lila është bashkëthemeluese me deputetin tashmë të pavarur, Ilir Deda.

“Është e pakontestueshme që Mimoza do të jetë çdo herë e fokusuar për Gjakovën. A do të thotë kjo që do të ndodhë edhe një rikandidim apo vetëm fokusi nga zgjedhjet e përgjithshme, mbetet të shihet. Pra, nuk mund të bëjë një konfirmim për rikandidim tash”, tha Kusari-Lila për Radio Dukagjinin.

E pyetur nga udhëheqësi i emisionit, ‘Alo Mirëmëngjesi’, Fitim Behluli, se a qëndron prapa deklarimeve për finalizim të Partisë së re brenda muajit tetor, Kusari-Lila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejt duke e ndërlidhur ‘Maratonën e Malsisë’, që po zhvillohet sot, me përgatitjet që po bëhen për Partinë e re.

“Partia e re do të prezantohet shumë shpejt. Edhe përgatitjet për Partinë e re janë maratonike”, tha Mimoza Kusari –Lila. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme