Qytetarët e Gjakovës u lavdëruan kur bënë ndryshimin, duke zgjedhur në krye të komunës një femër të shkolluar jashtë vendit.
Por tash kur kryetarja është në vitin e fundit të mandatit të saj katërvjeçar, dëshpërimi me qeverisjen nuk është tejkaluar, raporton KTV.
Janë të rinjtë ata që ankohen më së shumti, për çka thonë se u ishte premtuar punësim.
Edhe opozita thotë se për shkak se në Gjakovë nuk u ofrua mirëqenie dhe perspektivë, shumë të rinj u larguan nga ky qytet.
Kryetarja Kusari -Lila e pranon se nuk ka mundur të bëjë aq sa ka premtuar por fajin e hedh te shumë pengesa që i dolën në rrugë gjatë qeverisjes nga niveli qendror.
Megjithëkëtë, Kusari -Lila thotë se shumë projekte i ka përfunduar e shumë të tjera i ka çuar deri në gjysmë, për çka kërkon edhe një mandat shtesë që t’i realizojë përfundimisht.
© KOHA.