Kusari: PAN nuk i ka numrat, qeverinë e formojnë LAA e VV

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka ripërsëritur edhe njëherë se koalicioni LAA, pjesë e të cilit është edhe partia që ajo drejton nuk do të bëjë koalicion paszgjedhor me koalicionin kundërshtar PAN.

“Nuk ka asnjë lëvizje, kemi pasur takim të përbashkët të deputetëve të koalicionit, bashkë më Mustafën dhe zotin Pacolli, gjihë njëzëri qëndrojmë në parimet që janë prezantuar vazhdimisht – që nuk ka koalicion me PAN-in”.

Ajo ka thënë në Ballë për Ballë në Klan Kosova se PAN-i nuk i ka numrat për të krijuar Qeverinë dhe se është në panik.

“PAN-i është në krizë, nuk i ka numrat, data dhe afati për mledhjen e konstituimit të Qeverisë po shtyhet”.

“PAN-i nuk do ta bëjë Qeverinë, nuk do të ketë mundësi, sikur ti kishin numrat do ta thërrisnin mbledhjen. PAN-i nuk i ka numrat, po luan lojë psikologjike, gjithçka po e bën për pozita”.

“Koalicioni qeverisës duhet të ketë shumicë shqiptare, patjetër edhe me pjesëmarrjen e partive jo shqiptare por të mos jemi të varur, nga një vendim i Beogradit për procese tepër të rëndësishme”.

Sipas saj, pas përpjekjes së parë të dështuar të PAN-it, presidenti do të duhet t’ia japë partisë së dytë mundësinë për krijimin e Qeverisë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme