“Eprorët e mi nuk janë patate t’i vendosësh ku të duash ti, ata kanë një komandë dhe i përgjigjen asaj komande”, i kishte thënë koloneli Krasniqi, Hashim Thaçit.Në horizont ishte një ngritje masive e një ushtrie shqiptare, që thuaja nuk ishte parë më parë. E gjitha bazuar në resurset vetanake, ushtarak karriere, armatim…
A mund të kishte një vrasje më të hapur, dhe më të paralajmëruar? A kishte një njeri që emri i tij, pas atij të Ibrahim Rugovës të afishohej më shumë për t’u vrarë se sa i kolonel Ahmet Krasniqit, ministrit të Mbrotjes të Republikës së Kosovës?
Objektivi po arrihej si dukej më shpejt se që ishte menduar, po gjithësesi më ngadalë se që ishte dëshiruar.
Në horizont ishte një ngritje masive e një ushtrie shqiptare, që thuaja nuk ishte parë më parë. E gjitha bazuar në resurset vetanake, ushtarak karriere, armatim nga investimet e vetë shqiptarëve, dhe vetëm bashkëpunim me vendet që ndihmonin.
Ata që po dëshironin ta merrnin luftën nën kontroll, nuk kishin as energji, as dije të mjaftueshme, dhe më e rëndësishmja as përkrahje.
Kjo më së qarti qe shfaqur në Dukagjin, ku krahu i majtë i UÇK-së dëshironte të impononte me çdo kusht njerëzit e tij, dhe në kundërshtim të plotë me atë çfarë kishin deklaruar dhe pranuar fshatarët e atij rajoni. Ata i kishin dhënë mbështetjen nënkolonelit Tahir Zemaj, ndërsa për zëvendës si kompromis e kishin pranuar Ramush Haradinajn, ende pa asnjë gradë ushtarake.
Pistat e dyshuara
Një nga pistat e përmendura për hetime është edhe ajo e parave. Sipas tyre, marrja e shumave të parave duhej të fshihej, dhe që të ndodhte kjo, është bërë vrasja. Paratë janë marrë nga shumë veta, por që kjo të çonte në vrasje nuk ishte e mjaftueshme.
Kështu një nga dëshmitë, sa për ilustrim, po e sjellim atë të një pagese që e ka pranuar drejtpërdrejt Xhavit Haliti, nga vetë ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi.
Kjo dëshmi është sjellur dhe nga autorë të ndryshëm, njëri prej tyre është ajo e majorit Nazif Ramabaja.
Një ndër dëshmitë për marrjen e parave nga kolonel Krasniqi dhe nënshkrimi i Xhavit Halitit, shuma 3.270.000, 00 DM, kjo s´është dëshmia e vetme, ekzistojnë edhe të tjera dëshmi me shuma edhe më të larta.ImageDëshmia se si Xhavit Haliti i kishte marrë 3.27 milionë DM nga ministri Krasniqi
Paralajmërimet dhe kërcënimet për vrasje
Një nga rastet e para të dëshmuara për vullnetin dhe dëshirën për ta vrarë Ahmet Krasniqin është ajo e Besnik Lajçit, i cili veç tjerash disa dëshmi të tij i ka dorëzuar para disa vitesh tek autoritetet e drejtësisë, atë kohë.
Ai flet për nja rast, ku ish miku i tij, Xhabir Zharku, thotë se është hapur rruga për ta vrarë Ahmet Krasniqin, pasi ky paskësh deklaruar se nëse Bukoshi nuk ia përmbushë kërkesat, ky do të dilte publikisht të fliste.
“Në fillim të shtatorit të vitit 1998 më ra rasti ta takoj këtë njeri (ministrin Ahmet Krasniqi), tek një mik i imi në Durrës. Duke ia treguar ndodhitë e luftës në Kosovë Ahmet Krasniqi më thotë se si mundesh të më kontaktosh me disa njerëz që i njeh nga organizimi i juaj. Unë i dërgoj fjalë Zharkut se duhet të vjen në Tiranë, që ta kontaktojë një person. Pas 2 ditëve erdh nga Tropoja Zharku. Takimin e lam tek një banesë aty pas Piramidës në Tiranë, ku e kishte me qira Ahmet Krasniqi. Aty u takuan disa njerëz, të cilët nëse vjen momenti do i tregoj. Unë nuk pranova që të jem në atë takim. Pas atij takimi e takova Zharkun dhe më tha se është një takim i mirë për neve. Ky tha se Ahmet Krasniqi dha shumë informacione dhe në fund ia nguli vetit me një bisedë shumë të rëndësishme. Ahmeti u paska thënë se nëse nuk m’i plotëson kushtet që më ka premtuar Bukoshi për furnizim të armatimit, ai do të dal në gazetë e në TV dhe do të tregojë për shumë gjëra të këqija që ia ka bërë Bukoshi. Kjo bisedë i kishte gëzuar shumë këta. Zharku tha: Edhe me vra dikush tash Ahmet Krasniqin faji i mbetet Bukoshit sepse Ahmeti don t`ia qet dallaveret në shesh. Pas disa ditëve dëgjova në lajme se është vra Kolonel Ahmet Krasniqi. Më erdhi shumë keq për këtë njeri, sepse kishte mendime serioze për organizimin e luftës në Kosovë”, rrëfen në dëshminë e tij Besnik Lajçi.
T’i kthehemi rastit të takimeve në Dukagjin, për takimet që mbaheshin me qëllim të unfikimit të faktorit ushtarak, për ta fuqizuar rezistëncën apo edhe për ta arritur fitoren kundër Serbisë.
Sipas librit “Kështu foli Tahir Zemaj”, me dekret të Rexhep Selimit, Tahir Zemaj ishte shkarkuar nga detyra, dhe në vend të tij ishte bërë Ramush Haradinaj. Ndërrim vendesh.
“Jam larguar dhe pas tre ditësh më kanë ftuar në fshatin Bardhaniq për t’i vazhduar bisedimet në lidhje me këtë komandë. Unë kam shkuar me të gjithë kolegët e mi. Detyrën e komandantit të Brigadës së tretë, pas emërimit të Shemsedin Çekut në detyrën e Ndihmës Komandantit për Mbrojtjen territoriale, e kryente Musa Gjakova. Pas revistës me brigadën dhe raportimit të komandantit të saj Gjakova, kemi filluar bisedimet. Rexhep Selimi që ishte prezentuar si Inspektor Gjeneral i Ushtrisë së Kosovës, kishte nënshkruar një dekret, ku vendi im me atë të Ramush Haradinajt ishin ndryshuar. Pra, Ramushi komandant ndërsa unë zëvëndësi i tij.
Të gjithë njerëzit e tyre ishin ngritur në përgjegjësira, ndërsa tanët ishin ulur ose hequr fare”, deklaronte në libër Tahr Zemaj.
“Me ty shumë shpejt do ta kryej misionin”
E sollëm këtë për të argumentuar se grupi i të majtës nuk e kishte një synim të vetëm, eliminimin e një ministri, apo paratë, përkundrazi ata donin të udhëhiqnin me të gjitha resurset, paratë, njerëzit e thjeshtë, strukturat, institucionet. Objektivi ishin krijimi i forcës dominuese, dhe me këtë Rugova dhe politika e tij të përjashtoheshin përgjithmonë.
“Përderisa bëhej fjalë drejtëpërdrejtë për mua, kam thënë se nuik kisha kurrfarë kundërshtimi nëse Komandanti i Shtabit Suprem, apo Kryeministri i Kosovës e urdhërojnë një gjë të tillë, unë si ushtarak zbatoja vetëm urdhërat. Kanë ndërprerë takimin dhe me telefon kanë thirrur zotni Ahmet Krasniqin dhe për rreth një orë në prezencën time të Thaçit dhe Rexhep Selimit, kolonel Krasniqi nuk ka pranuar. Ai u ka thënë atyre se ata po shkelin një marrëveshje dhe se nuk mund ta zëvendësonin Tahir Zemën”, shkruan në libër.
Pra, Tahiri ende nuk ishte caku, njeriu që nuk po dorëzohej ishte ministri Krasniqi, prandaj Hashim Thaçi si duket e humb durimin, dhe publikisht e sulmon kolonelin.
“Përpara se ta mbaronte bisedën me Kolonel Krasniqin, Thaçi i ka thënë në telefon: “Me ty shumë shpejt do ta kryej misionin” dhe ka filluar të shajë. (Në këtë moment Tahir Zemaj hap një parantezë dhe shton : Është fakt se Hashim Thaçi, një natë para se të vritej Kolonel Krasniqi, takohet dhe flen në Tiranë në banesën e Ibrahim Kelmendit, ky person është i përmendur jo rrallë në histori të ndyra atentatesha kundër figurave nacionaliste shqiptare. Zemaj pyet: Çfarë misioni do ta kryente Thaçi kundër Kolonel Krasniqit ?! A thua është thjeshtë rastësi prezenca e tij në Tiranë një ditë para vrasjes së Krasniqit dhe takimi i Thaçit me Kelmendin ?!”
Konfirmimin për vrasje nga Binak Gashi
Të njëjtën gjë në e konfirmon edhe majori Nazif Ramabaja, në shkrimet dhe deklarimet e tij. Ai madje e përforcon këtë argument, edhe me një deklaratë të një personi, i afërt atë kohë me Hashim Thaçin.
“Çka mund të them se në takimin e parafundit të cilin e patëm me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Bardhaniq më 01.09.1998, prezent ishin Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Idriz Zyrapi, Ramush Haradinaj, Binak Gashi etj, ishte bërë fjalë se do ta vrasin Ahmet Krasniqin dhe këto kanë dalë nga goja e Binak Gashit i njohur si “Breshka”, sepse e ka gruan serbe dhe gjithnjë sipas Binakut e njeh Ahmetin nga Kroacia”, dëshmon Ramabaja.
Pra, edhe ministri Krasniqi, para se të ekzekutohej ishin bërë përpjekjet për ta njollosur moralisht si të dyshimtë.
Ramaba dëshmon se ministri Krasniqi, flet për një marrëveshje të tij me Thaçin.
“Në bisedë telefonike të cilën e ka zhvilluar komandant Tahir Zemaj me Ahmet Krasniqin në prezencë të Hashim Thaçit në një moment Ahmeti e kërkon Thaçin në telefon duke i thënë se, “Eprorët e mi nuk janë patate t’i vendosësh ku të duash ti, ata kanë një komandë dhe i përgjigjen asaj komande. Ti e din se çka jemi marrë vesh në Tiranë”, pas kësaj bisede Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty”, dëshmon Ramabaja.
Një ditë pa u bërë tri javë u ekzekutua ministri Ahmet Krasniqi në Tiranë.
Në natën e vrasjes dhe tri netë më parë u përfshi shteti shqiptarë nëpërmjet shërbimit inteligjent dhe policisë, fillimisht duke ia bastisur dhe çarmatosur plotësisht stafin, dhe së fundi duke e ndalur një patrullë policie në rrugë, për të akorduar kohën e atentatit! Shtabi i “Rognerit” si duket tashmë e kishte dhënë urdhërin!
Pse Ahmet Krasniqit iu ndryshua vendbanimi, pak ditë para atentatit?
Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, kryeshefi i shtabit të përgjithshëm të FARK-ut, për shërbim informativ të ushtrisë (SHIU) Hilmi Nebihu, e as zëvendësi i tij Ismet Ibrahimi, nuk kanë deklaruar pse vendosën për ndrrimin e vendbanimit të ministrit Krasniqi, nga një vend më i sigurtë në një vend më pak të sigurtë, nga një vend ku kishte ndriçim, në një vend errësire të plotë, nga një vend me qarkullim në një vend pa lëvizje, siç evidenton në “Vjeshtë shqiptare”, eprori ushtarak Rifat Haxhiaj.
Ahmet Krasniqit gjatë inspektimit të trupave të vendosura në veri të Shqipërisë, disa ditë para vrasjes i shpërthehen gomat xhipit të tij. Sipas Ramabajës, në atë qendër ishte një njeri i SHISH-it të Shqipërisë, dhe për të cilin ishte i informuar Ilmi Nebihu, por që nuk i kishte informuar të tjerët.
Një dilemë të ngjashme e parashtron thuaja në vazhdimësi edhe majori Ramabaja, kur pyet: “Edhe pas vitesh pas atij tentim atentati në Ministrin Krasniqi, kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, për shërbim informativ të ushtrisë (SHIU) Hilmi Nebihu, e as zëvendësi i tij Ismet Ibrahimi, s’e panë të arsyeshme t’i tregojnë opinionit publik të vërtetën e asaj ngjarjeje dhe të prononcohen në lidhje me të”.
Një pistë apo një mendim tjetër, pa folur për autorët e vrasjes është ajo e Anton Qunit, i cili në një intervistë për gazetën pat deklaruar se koloneli është vrarë me porosi të Beogradit!