Në daljen e paralajmëruar për mediat, Saimi Tahiri foli disa herë për një “dorë të zezë” që ishte kundër tij në gjithë këtë process. Ai vetë nuk zbuloi se kush fshihej pas saj. Ndoshta do ta thotë në një etapë tjetër, sa kohë që ai premtoi se sot e tutje do të flasë…
Pjesë nga deklarata e tij:
Kam diçka me rëndësi, që dua ta ndaj me ju dhe publikun, sepse besoj se e vërteta nuk rri dot fshehur sado të mundohet e sponsorizojë dora e zezë që fshehtas e filloi më mua e po vazhdon më shumë akoma tani e ndoshta më keq pastaj.
Ju kujtohet se në datë 24 Tetor 2017, pra vitin e kaluar, dola në konferencë për shtyp dhe deklarova duke treguar edhe dokumentacionin nga Italia, se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim.
Atëherë, dora e zezë që me paratë e oligarkëve bredh poshtë lajmeve dhe emisioneve, lëvizi fort për të thënë se letrat që tregova, ishin të fallsifikuara. Po atë ditë, i premtova publikut se hetimi i prokurorisë shqiptare nuk më mjafton për të vërtetën time përballë shqiptarëve. Dhe bëra atë që nuk ka bërë asnjë politikan shqiptar…
…Gjykata Italiane miratoi kërkesën e Prokurorëve të Antimafias dhe unë kam sot vendimin e Gjykatës, ku miraton kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj meje.
Cuditërisht mëndja e ligë dhe dora e zezë që dosjen e kësaj çështje e solli që ditën e parë nga Italia në Shqipëri duke u kujdesur t’ia shpërndaj me lezet mediave, këtë vendim pozitiv që ka të paktën disa muaj që ka dalë nga zyra e prokurorit për në Gjykatë, as e gjeti, as e tha e as e shpërndau



