Kush është i riu që qëlloi me armë shefin e bluve në Malësinë e Madhe, djali i ish-policit

Autori i dyshuar nga policia që qëlloi mbi makinën e shefit të Policisë Bashkikae, është Ilirjan Hasanaj 19-vjeçar. Në makinë me Mentor Hasanajn ishte dhe babai i tij qe u plagos nga plumbat dhe gruaja e tij qe nuk është dëmtuar.

Burime bëjnë me dije se ai është djali i Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi. Nuk dihet ende shkaku që e kanë shtyrë, të riun të qëllojë me armë drejt shefit të bluve.

Nga atentati mbetën të plagosur rëndë Mentor Hasanaj i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij Xhelal Hasanaj ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së djeshme, teksa të Hasanaj po drejtonte automjetin tip Skoda në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Autori i cili i kishte ndjekur, priti derisa makina bëri një ndalesë gjatë rrugës për të qëlluar fillimisht nga pas ndërsa më pas u pozicionua anash në krahun e shoferit duke vazhduar të qëllojë me armë. Motori i tij u gjet gjatë orëve të pasdites i braktisur rreth 500 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme