Ai nga ndërkombëtarët shihet si një frymë të re në politikën serbe që në atë kohë përfaqësohej nga Zoran Gjingjiq, kryeministri i vrarë serb.
Ndërkombëtarët i kishin varur shpresat te ky politikan nga Mitrovica, por nuk do të vononte shumë dhe imazhi i tij do të plandosej për toke. Ivanoviq rezultoi se kishte marrë pjesë në masakra kundër shqiptarëve.
Oliver Ivanoviq lindi më 1 prill 1953 në fshatin Irzniq afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë dhe u diplomua nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.
Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës TransKosovo, në fabrikën e pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Mitrovicë. Ai shërbeu si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë “Ferronikeli” nga Drenas.
Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviq u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të tij për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e Serbisë formuan “Qendrën Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë”, të emëruar si Shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim. Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karateje.
Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”.
Për një kohë të gjatë, ai konsiderohej si një prej politikanëve më të moderuar serbë të Kosovës. E madje, ndërkombëtarët kishin investuar goxha shumë tek ai. Ndryshe prej politikanëve tjerë serbë të Kosovës, Ivanoviq nuk hezitonte të merrte pjesë në konferenca bashkë me përfaqësuesit politikë të Kosovës, kurse gazetarëve gjithmonë u fliste shqip.
Por gjithçka do të shembej kur disa familje shqiptare dëshmuan se Oliver Ivanoviq kishte marrë pjesë në një masakër në Rrugën e Kosovaçëve në Mitrovicë.
Gjykata Themelore e Mitrovicës në vendimin e 30 marsit 2016, e shpalli fajtor Oliver Ivanovicin për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile dhe ndaj tij e shqiptoi një dënim prej 9 vjet burgim.
Por në shkurt të vitit të kaluar ta ndryshojë masën ndaj Ivanoviqit në burg shtëpiak.
Pritej që të niste rigjykimi i tij. /Lajmi.net/