Kush ishte personi qe u përplas fizikisht me djalin e Unikatilit në varrimin e vëllait të reperit?

Një situatë jo e këndshme ndodhi sot, pas ceremonisë së varrimit të reperit, Mentor Palokaj.

Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Demos, disa persona u përfshinë në gati përleshje fizike, pas asaj të dukshme verbale.

Bazuar po ashtu në këto raportime, aty u dëgjuan sharje dhe po ashtu ofendime.

“Çka *** po këqyrë”, ishin fjalët të cilat u dëgjuan në këtë fjalosje.

Nuk dihet se kush ishin personat të cilët u përfshinë dhe shkaku që çoi në këtë situatë jo të këndshme.

E gjitha ndodhi në sy të reperit Unikkatil, i cili ishte po ashtu i pranishëm.

Varrimi i Mentor Palokajt u bë sot në varrezat e Gurakocit në Istog.

Ai u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Rrethanat që çuan deri tek vdekja e tij ende nuk janë bërë të ditura.

Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike. /Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme